Dy të rinj humbin jetën në një aksident rrugor në Shkodër
Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor Golem – Ura e Bardhajve, u ka marrë jetën dy të rinjve nga fshati Ura e Shtrenjtë Postribë.Besnik Fikaj 28 vjeç dhe Dashamir Rexhepi 22 vjeç humbën jetën ndërsa udhëtonin me mjetin BMË me targë AA 888 MU.Ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara që ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe pas disa rrotullimeve në rrugë janë përplasur me murin rrethues të një banese.Mjeti i ka zënë poshtë dy të rinjtë të cilët mësohet se ishin nisur rreth orës 05.30 minuta drejt qytetit të Shkodres, por fatkeqësisht udhëtimi i tyre është prerë në mes.Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore të Shkodres dhe ekspertët e rrugores të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.Mësohet se njëri nga viktimat, Besnik Fikaj kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia ku jetonte prej disa vitesh si emigrant./Oranews.tv/