Rama: Batuta me Obamën, në SHBA mund të pritesh me protesta, çudi protesta e Nishanit për një park lojërash

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur të tjera detaje gjatë vizitës me Presidentin amerikan Barack Obama, duke deklaruar se kishte shkëmbyer disa batuta me të, por tha se nuk ishte i autorizuar t’i publikonte ato. Rama deklaroi se ishte i habitur që shumë në Tiranë zgjedhin Donald Trump përpara tij.Rama: Shkëmbyem disa batuta por nuk kam autorizim nga protokolli i Shtëpisë së Bardhë për t’i zbardhur ato.Gjatë intervistës për Top Story, gazetari Sokol Balla e pyeti kryeministrin me ironi: Le të themi se ju besoj i keni ofruar mbështetje administratës amerikane, pasi ia keni marrë dorën, pasi ditët e fundit jeni përzier shumë në punët e Amerikës!”Rama: Jo nuk jam përzier në asnjë punë të Amerikës dhe jam shumë i habitur nga ata në Shqipëri që midis meje dhe Donald Trump-in, zgjedhin Trump-in, pavarësisht se Lulzim Bashën ose edhe vetë Saliun nuk do t’i zgjidhja për asnjë lloj pune, midis tyre dhe Donald Trump-in zgjedh ata. Çështja e Trump-it është punë e të gjithëve. Për më tepër një kandidat përveç atyre që janë botërisht të njohura, ka thënë edhe gjëra të papranueshme për shqiptarët, për Kosovën, për një histori të lavdishme të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Amerikës. Për fat të keq, patriotët e Tiranës këtë e harrojnë. Janë kaq të verbuar nga mllefi antiqeveritar saqë janë gati që midis meje dhe Donaldit të zgjedhin Trump-in jo Lunë.Balla: Duke thënë se ju pritën me protesta në Nju Jork Rama tha: Unë nuk pashë asnjë protestues megjithëse është pjesë e jetës të ketë dhe protesta, ska gjë të keqe por u prita me shumë ngrohtësi. Nuk është çudi që në SHBA të presin dhe me protestë.Rama: Jo nuk u prita me protesta. Nuk është çudi në Shtetet e Bashkuara të pritesh me protesta, çudi është kur Presidenti proteston për parkun. /Ora News/