Topalli: Opozita duhet të ngrihet, qeveria e ka humbur legjitimitetin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës që të ngrihet, pasi kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin.Topalli në seancën e Kuvendit foli me nota kritike  për qeverinë dhe situatën ekonomike në vend, që sipas saj është shumë e rëndë.Topalli: Në 2016 të mendosh si do mbijetosh, ndërkohë që varfëria kërcen në mënyrë progressive është fatale, është fatale për ju si mazhorancë njëherë dhe ju në këtë aspekt keni humbur legjitimitetin. Nuk ka 1 mln vota dhe mund ti kesh 1 mln vota, por kur varfëria të rritet, kur krimi të rritet, kur korrupsioni të rritet ti ke humbur legjitimitetin, dhe kjo qeveri ka humbur legjitimitetin. Por në të njëjtën kohë është edhe një thirrje për opozitën të ngrihet se ky vend nuk ka më kohë për të humbur, të ngrihet se ky komb nuk ka më shqiptar për të humbur për të ikur në Gjermani në Amerikë apo në fundin e kësaj bote./Oranews.tv/