Veliaj: 1 muaj festë për Kampionatin Europian të Futbollit

Bashkia e Tiranës do të kthejë për një muaj Sheshin “Nënë Tereza” në pedonale.Krybashkiaku Erion Veliaj tha se nga 10 qershori deri në 10 korrik kur është edhe periudha e kampionatit do të organizohet festë, ku të gjithë sportdashësit të mund të shohin kombëtaren shqiptare, por edhe skuadra të tjera të Europës.Veliaj: Duke filluar nga muaji tjetër ne do të bllokojmë një pjesë të madhe të Sheshit “Nënë Tereza” dhe nga 10 qershori deri në 10 korrik ne do të kemi ashtu siç kishim festën e fundvitit, një festë të madhe për Kampionatin Europian të Futbollit ku jo vetëm do ta kthejmë sheshin pedonale, por ti gëzohemi të gjithë bashkë në një hapësirë demokratike ndeshjeve që do të ketë kombëtarja jonë në Francë apo edhe ndeshjeve të tjera për të siguruar që qytetit është për njerëzit dhe jo për makinat.Deklarata e Erion Veliajt u bë gjatë përurimit të rrugës së Pallatit të Kongreseve, e cila tashmë është e rikonstrukturuar edhe me një rrugë të re për biçikletat.Veliaj: Pallati i Kongreseve do të përshkrueht tejpërtej nga Presidenca deri tek Rruga e Elbasanit.