Ukrainë, Volodymyr Hroysman zgjidhet kryeministër i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2016, 11:45
Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar propozimin që Volodymyr Hroysman të jetë kryeministër i ri i këtij vendi.Duke folur sot para deputetëve ai ka theksuar se qeveria e tij nuk do të lejoj korrupsion dhe do të synoj forcimin e lidhjeve me Evropën.“I kuptoj kërcënimet me të cilat ballafaqohemi. Veçanërisht dëshiroj t’i theksoj tri çështje: korrupsionin, qeverisjen joefektive dhe popullizmin, që nuk paraqesin më pak kërcënim se sa armiku në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Hroysamn, duke iu referuar separatisëve të mbështetur nga Rusia.Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, deklaroi në parlament se luftimi i korrupsionit është çështje madhore për përmirësimin e klimës së investimeve në Ukrainë.