Rama në CNN: Trump kërcënim! Gazetari i tërheq vëmendjen: Po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër
Pas deklaratave të bëra në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka folur kundër kandidaturës së Trump edhe në shtëpinë e këtij të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë dhënë për gazetarin Ricard Quest, në CNN, Rama tha se zgjedhja e Donald Trump ne krye të Shtëpisë së Bardhë është kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Deklararatat që po dëgjojmë së fundmi nga Donald Trump janë frikësuese dhe lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë nën kërcenim.”Por gazetari Quest e ka pyetur Ramën nëse është i ndërgjegjshëm që po del nga kuadri diplomatik, duke komentuar zgjedhjet e një vendi tjetër.“Unë nuk komentova zgjedhjet, nuk jam i vetmi që po sheh këtë shqetësim, edhe liderë të tjerë europian kanë të njëjtin shqetësim sepse Shtetetet e Bashkuara janë të rëndësishme përtej kufijve të saj, në sytë tanë Amerika është lideri botëror që ne ndjekim dhe na frymëzon. Dhe ky frymëzim është ndërtuar në vlera dhe principe që bënë Amerikën këtë që është.Kryeministri Rama ka këshilluar miliarderin nga Nju Jorku të udhëtojë dhe të njohë më shumë botën dhe muslimanët për të parë vlerat e këtij komuniteti. Donal Trump është kritikuar gjerësisht për deklarat e tij kundër emigrantëve, myslimanëve dhe ngritjen e murit Meksikës/Oranews.tv/