Sulmet e Parisit, arrestohet bashkëpunëtori i Coulibaly
Autoritet spanjolle kanë arrestuar bashkëpunëtorin e terroristit Ahmet Kulibali që vrau katër perosna në supermarketin hebre në paris në janar të 2015. Antuan Deniv, 27-vjeç dyshohet se ka furnizuar me armë kulibali. Ai u arrestua në jug të Spanjës pas një operacioni të policisë spanjolle në bashkëpunim me atë franceze.Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas francez, i cili dyshohet se ka furnizuar me armë Ahmed Kulibali, terroristin që vrau katër hebrenj dhe një police në një supermarket në Paris, në janar të vitit 2015. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Spanjës. Quhet Antuan Deniv, 27-vjeç nga Sont katerin në Francë, dhe është arrestuar të martën në Rincon de la Victoria, një qytet në afërsi të Malagas në bregdetin jugor të Spanjës. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë franceze.Coulibaly sulmoi supermarketin hebre në Francë disa ditë pasi dy të armatosur vranë 12 persona në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.Ai u qëllua për vdekje nga policia pasi la 5 viktima. Vitin e klauar gjyakata e lartë spanjolle tha se Kulibali kishte qenë për disa kohë në Spanjë para sulmit. Sipas hetimeve, Deniv u largua nga Franca disa javë pas sulmit në Paris, ku jetoi deri tani me identitet dhe dokumente të reme.Autoritet spanjolle dyshojnë se Deniv i përket grupit terrorist të ashtuquajtur Shtet Islamik. Gjykata e Lartë e Spanjës tha të mërkurën se Denive kishte mohuar shitjen e armëve për Coulibaly, por tha se ai ishte i gatshëm të ekstradohet në Francë.
/Oranews.tv/