Gjendet një çantë “jetime” me 74 kg hashash, i përkiste trafikantëve shqiptarë

Një çantë me rreth 70 kg drogë të llojit marijuanë është gjetur nga policia greke në një zonë rurale të Igumenicës.Mediat greke shkruajnë se çanta me drogë është braktisur nga trafikantët shqiptarë nga arsye ende të panjohura.Mendohet se shqiptarët kanë pikasur policinë dhe kanë vendosur që ta braktisin atë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vendi mund të jetë pikë kontakti me korrierët.Gjithsesi, në çantë kishte 74.3 kg drogë e llojit hashash, e cila ishte ndarë në 68 pako. Hetimet po vijojnë për rastin./Ora News/