Ulja e taksave, Basha:1 miliard euro në ekonomi, 25 mijë vende pune vitin e parë
Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur në Cërrik, ku ka shpalosur platformën për rritjen ekonomike dhe arsimin. Basha gjatë takimeve me qytetarët është njohur me problemet me të cilat përballen çdo ditë si varfëria dhe papunësia. Ai ka theksuar se platforma e tij parashikon uljen e taksave që do gjenerojnë 1 miliardë euro në ekonomi dhe minimalisht 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë.Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduara kanë qenë disa nga shqetësimet që banorët e Cërrikut i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ai ka zhvilluar me ta.Tregtarja: Veresie sa të mund. Ta fillosh që në mëngjes me një byrek 300 lekë të vjetra e deri në darkë, çfarë do të hajë një fëmijë... Xhiroja ka rënë. Tatimet duhen paguar. Tani unë po nuk shita mese do t’i paguaj?!Qytetarja: Ja edhe këto vezët veresi i kam marrë.Basha: Ku i more?Qytetarja: Te dyqani atje poshtë kam gjithë ato borxhe.Pensionistja: S’ka vetëm me pension. Djali papunë është vetë i tretë papunë, as përkrahje, as asgjë. Në kurriz tonë, të pensionit.Tregtari: Gjoba na vë jo nuk ke kasë. Kasën e kam, kam 8 vjet që e kam marrë. Më kanë vënë 200 mijë lekë gjobë, jo nuk ke vënë “Ju lutem tërhiqni kuponin tatimor”.Basha: D.m.th me një gjobë ta kanë marrë dyfish taksën që ka bërë sikur ua ka heq.Do të ulim taksat. do të shkojë 9% taksë e sheshtë, 15% do e çojmë TVSH-në. E dyta, do të vëmë pullën fiskale dhe në momentin që ke pullën fiskale ardhja e tatimorit kur ti ke demonstruar pullën do të thotë e paligjshme, e jashtëligjshme.Basha: Sa të kushton ky ilaç?Invalidi: 8200-8300 lekë. Po nuk më del tani se jo drita, jo ujë, jo bukë. Thanë për përkrahjen që do ti rrisin, nuk i rritën. 30 mijë lekë merr babai im në muaj.Basha u ndal edhe në familjet e disa personave në varfëri ekstreme.Basha: Ku është vajza, në çfarë vendi?Banori: Në Gjermani bashkë me nusen time, i largova se s’kisha me çfarë ti mbaja. Kam një vit e 4 muaj që jam vetëm se nuk i mbaja dot me të ngrënë. Kam një vit e ca pa paguar as drita, as ujë se nuk kam, mi kanë prerë. S’ka ujë.Kryetari i opozitës ka theksuar se platforma e tij parashikon krijimin e rreth 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë.Basha: Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit.Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti.Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë.Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim dhe me të rinjtë e Cërrikut, ku i ka njohur me platformën e arsimit.Sipas tij demokratët në pushtet parashikojnë krijimin e mundësive për të rinjtë për të studiuar dhe orientuar në ato Universitete ku tregu i punës është më i madh.Duke iu përgjigjur shqetësimit të tyre për nivelin e lartë të papunësisë, Basha theksoi se shkak për këtë është korrupsioni dhe taksat e larta.