Braçe i pakënaqur nga Byroja: U fal dhunuesi. Kë kërcënon në plan personal Spaho?
Jo vetëm demokratët por edhe deputeti socialist Erjon Braçe i përfshirë direkt në sherrin me deputetët e opozitës, mes tyre dhe ish-Kryeministrin Berisha kritikoi ashpër Byronë e Kuvendit për vendimin.Ndërsa sqaroi sesi rrodhi debati atë ditë, Braçe tha se u sulmua fizikisht nga dy deputetë demokratë që ishin jashtë sallës, në lokale.Por edhe për vërejtjen ndaj Berishës, Braçe pati rezerva.Braçe: Në qoftë se në këtë parlament do të vijojë historia që ti i legjitimon Sali Berishës çdo lloj fyerje dhe sharja, personale e kolektive, politike apo individuale në sallën e Kuvendit, natyrisht që kjo Byro do të ketë punë mbas çdo seance.Unë nuk kam ndërmend të toleroj cilindo në atë sallë të adresojë fyerje kundrejt meje. Nuk do ja lejoj aty në sallë se aty sipër këta deputetët e PD të tregojnë edhe organet e drejtësisë, që mund të shkosh edhe atje. Ndërkohë atje shkojnë dhe thonë që e ka thënë brenda parlamentit dhe aty konsiderohet ligjërim politik. Kush quhet ligjërim politik? Që Sali Berisha të fyejë nga nëna deputetët e sallës së parlamentit siç ka bërë të enjten që shkoi?Ai sqaroi dhe akuzat e ngritura ndaj tij nga zoti. Berisha, duke i cilësuar shpifje.Ndërkohë më i ashpër ishte ndaj Edmond Spahos.Braçe: Të vi në mbledhjen e Byrosë dhe të dëgjoj Edmond Spahon që kërcënon personalisht aty dhe thotë se nëse nuk merrni masa ndaj këtij do të ketë përkeqësim edhe në plan personal. Kë kërcënojnë këta? Se dëgjova dhe atë ditë këtu kur doli nga mbledhja e Byrosë javën që shkoi, e dëgjova edhe sot, kë kërcënojnë këta?Çjanë këta që kërcënojnë në këtë lloj gjuhe dhe thonë në plan personal, kë kërcënon ai në plan personal? Po ta provojë Edmond Spaho dhe cilido nga ata, le të vijë, unë këtu jam mes rrugëve të Tiranës dhe eci në këmbë zakonisht, le të vinë dhe e shohim Edmond Spahon dhe cilindo nga ata. Prononcimi për mediat pas mbledhjes së Byrosë së KuvenditNë 20 vitet e mia në parlament ndodh përsëri që ai që fyen, shan , sulmon, dhunon, prish seancat parlamentare dhe vret në fund fare, vret politikisht vret e fizikisht, falet po përsëri e të gjithë të tjerët dënohen.Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti dhe në ditët e sotme. Keni qenë dëshmitarë që të gjithë dhe duhet t'ju referoj jo vetëm në seancë por dhe nenin 64 të rregullores e cila ndalon cilindo që t'i ndërhyrjë drejtorit të seancës, ndalon cilindo që të ndërpresë folësin në foltore, ndalon cilindo që të adresojë sulme personale përkundrejt deputetëve në sallë, ndalon cilindo që të merret me jetën private dhe personale të kujtdo prej deputetëve në sallë, ndalon cilindo që të adresojë fyerje dhe sharje. Po t'i referohemi seancës, unë i jam referuar atyre që keni zbardhur ju në fakt çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, i jam përgjigjur unë, nuk e mohoj këtë fakt, ka vijuar me Sali Berishën, i jam përgjigjur unë po prapë dhe pastaj ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Pas ndërprerjes së seancës ka vijuar me sulmin e drejtëpërdrejtë fizik të një deputeti tjetër. Kjo është e vërteta. Hapni kronikat tuaja, lexoni dhe zbardhjet që keni bërë ju nëpër gazeta dhe natyrisht është fare i qartë ky fakt. Ajo që më shqetëson mua pas këtij vendimi të sotëm ka të bëjë me faktin se në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm: fyerje, sharje, sulmi personal dhe natyrisht sulmi i jetës private ndaj gjithë secilit.Një regjim i dhunshëm që kryesohet nga Sali Berisha siç në këto 25 vite ka qënë po ky njeri në krye të këtij regjimi. Natyrisht ky regjim që duhet të merrte fund pikërisht tani që parlamenti ka marrë një fytyrë tjetër, tani që parlamenti është një një proces vetpastrimi ndodh pikërisht e kundërta, që dhunuesi falet dhe gjithë të tjerët që nga unë, i sulmuari, e deri tek më i fundit të dënohen.Kjo është e rëndë për mua si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në qoftë se në këtë parlament do të vijojë historia që ti i legjitimon Sali Berishës çdo lloj fyerje dhe sharja, personale e kolektive, politike apo individuale në sallën e Kuvendit, natyrisht që kjo Byro do të ketë punë mbas çdo seance.Unë nuk kam ndërmend të toleroj cilindo në atë sallë të adresojë fyerje kundrejt meje. Nuk do ja lejoj aty në sallë se aty sipër këta deputetët e PD të tregojnë edhe organet e drejtësisë, që mund të shkosh edhe atje. Ndërkohë atje shkojnë dhe thonë që e ka thënë brenda parlamentit dhe aty konsiderohet ligjërim politik. Kush quhet ligjërim politik? Që Sali Berisha të fyejë nga nëna deputetët e sallës së parlamentit siç ka bërë të enjten që shkoi? Ky është ligjërimi politik i këtij njeriu? Kush quhet ligjërim politik? Që ky njeri të çohet në mes të sallës së parlamentit, të akuzojë duke thënë që e kam të paprovuar dhe të pavërtetuar siç është e zbardhur në procesverbalet e seancave po ai tjetri është trafikant, ky tjetri ka vjedhur bashkë me të, këto akuza më ngriti në seancë. Nuk më është dashur më shumë se sa 25 minuta për të vërtetuar se Sali Berisha shpif. Urdhëroni: Akuza e parë ishte për atë tenderin e famshëm dhe Sali Berisha foli në emër të kompanisë së Alba Construction të cilën Bashkia e Divjakës e paska penalizuar. Urdhëroni, kjo është deklarata e administruar në dosjen e kompanisë Alba Construction që heq dorë nga ankimi administrativ në të cilin e kishte ftuar Bashkia e Divjakës.Tani si paskemi vjedhur ne 1 milionë dollarë, për më tepër që deri tani nuk është kryer asnjë pagesë.Çdo injorant që natyrisht ka të drejtën e tij të akuzojë këdo, por çdo injorant administrativ duhet ta mbyllë gojën, kur për më tepër nuk është konsumuar asnjë pagesë.Në emër të kujt flet ky? Akuza e dytë ishte për Lagunën e Karavastasë. Është akuzë e ricikluar dhe herën e parë i kam thënë që e ke shpifje, edhe tani i them që e ke shpifje prapë. Urdhëroni ky është vendimi i Prokurorisë së Lushnjes për akuzën e Sali Berishës, pushim çështje thotë sepse nuk përbën vepër penale. A ka mundësi që ky njeri të falet e të tolerohet? Vjen në parlament, akuzon, shpif, fyen këdo që i del përpara personalisht, politikisht e të tjera me radhë dhe kur vjen puna as nuk ka kurajon të përballet me Gjykatën. Me këto dy prova do vij në Gjykatë ky zotëri sepse ky nuk është ligjërim politik por është një pushkatim i kujtdo sipas idesë së Sali Berishës, natyrisht edhe e disa të tjerëve që bëjnë politikanin e famshëm, të angazhuar apo analistin e madh që i shkojnë për shtat shpifjeve të këtij zotërie. Unë në 20 vite as nuk kam sulmuar njeri në sallën e parlamentit, fizikisht jo e jo njëherë por as kam sulmuar njeri pa provën dhe pa fakte. Këtë kam bërë dhe e dini fare mirë ju. 8 vite në opozitë unë thjesht kam nxjerrë dokumenta.Do e bëj dhe sot për cilindo që shpif.Kush do ta zgjidhë këtë situatë?Braçe: Nuk kam ndërmend të toleroj këdo që do artikulojë fyerje ndaj meje. Kryetari i Kuvendit duhet të marrë përgjegjësitë dhe të administrojë seancën e Kuvendit, është e thjeshtë fare. U sulmova nga njerëz që nuk ishin fare në sallë, ishin në klubin e parlamentit apo klubet rreth e qark parlamentit. Kuptoni vetë tani, fizikisht jam sulmuar nga dy njerëz që nuk ishin fare në sallë dhe kur ju drejtova dhe i pyeta: A e dëgjuat se çfarë tha ai? Çrëndësi ka-tha kryetari i grupit parlamentar të PD, ta durosh. Kë të duroj? Kam 20 vjet që duroj të njëjtin fjalor jo vetëm unë por edhe shqiptarët, nga ajo sallë nuk ka mbetur shqiptar familjarisht i papërgojuar apo i papërfolur nga ky njeri.Po çfarë duhet të bëj? Të vi në mbledhjen e Byrosë dhe të dëgjoj Edmond Spahon që kërcënon personalisht aty dhe thotë se nëse nuk merrni masa ndaj këtij do të ketë përkeqësim edhe në plan personal. Kë kërcënojnë këta? Se dëgjova dhe atë ditë këtu kur doli nga mbledhja e Byrosë javën që shkoi, e dëgjova edhe sot, kë kërcënojnë këta?Çjanë këta që kërcënojnë në këtë lloj gjuhe dhe thonë në plan personal, kë kërcënon ai në plan personal? Po ta provojë Edmond Spaho dhe cilido nga ata, le të vijë, unë këtu jam mes rrugëve të Tiranës dhe eci në këmbë zakonisht, le të vinë dhe e shohim Edmond Spahon dhe cilindo nga ata.