Tension në Shkup, protesta kundër Ivanov, deri tani 12 të arrestuar

Qindra mijëra demonstrues u përleshën me forcat policore në Shkup të Maqedonisë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falur 56 politikanë, të qeverisë dhe opozitës, pavarësisht kritikave brenda dhe jashtë vendit. Tëzemëruar mijëra mbështëtës të opozitës mbushën rrugët e Shkupit. Një pjesë e tyre thyen dritaret e zyrws sw Ivanov dhe të tjerë tentuan ti vënë zjarrin. Protestuesit dhunuan gjithashtu edhe institucionet e tjera, duke thyer xhamat e dritareve të disa prej minsitrive. Në përpjekje për të ndaluar vandalizmin, policia ka ndërhyrë, por protestuesit kanë qëlluar me gurë, fishekzjarre dhe sende të forta ndaj oficerëve të saj. Asgjë nuk ka mundur të ndalë protestuesit e zemëruar, as shkopinjët e gomës dhe as pompat e ujit të përdorur nga policia.Ka pasur disa të lënduar dhe të arrestuar, nuk ka shifra zyrtare, por mediat maqedonase raportojnë për 12 të arrestuar. Protesta kishte përballë edhe një kundërprotestë, e cila pëfundoi e qetë. Të mbledhur para zyrave të partisë opozitare LSDM, qindra mbështetës të qeverisë akuzuan Zoran Zaevin, se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja për të shkatërruar shtetin. Situata nw Maqedoni degjeneroi pas publikimit të listës së amnistisë së presidentit Ivanonv , ku figuron ish kryeministri Nikola Gruevski, gjithashtu kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe politikanë të tjerë të nivelit të lartë. Trazirat dhe kriza politike në Maqedoni ka nisur që në shkurt të vitit të kluar, pasi Zaev akuzoi Gruevskin dhe shefin e tij të inteligjencës, Saso Mijalkov për orkestrimin e përgjimin e më shumë se 20 mijë personave. Nëpërmjet videopërgjimeve, opozita tha se kishte qëllim të tregonte kontrollin qeveritar mbi median, gjyqtarët, punësimin në sektorin publik dhe manipulimin e zgjedhjeve në Maqedoni, e cila aspiron anëtarësimin në Nato dhe Be.Zaev e ka quajtur veprimin e Ivanovit një "grusht shteti" të martën (12 prill) dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa BE tha se ky veprim është në kundërshtim me sundimin e ligjit. 37 deputetë të opozitës nënshkruan një peticion të mërkurën, duke kërkuar një hetim parlamentar për veprimin e presidentit, por kuvendi u shpërnda javën e kaluar në pritje të zgjedhjeve. Ivanov shpjegoi veprimin e tij të martën, duke thënë se skandali i akuzave dhe kundërakuzave ka paralizuar politikën vendase. Ambasadori i SHBA Jess Baily ka kritikuar Ivanov, duke u shprehur se falja pa proces të rregullt mbron politikanët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre."Lërini prokurorinë dhe gjykatat të bëjë punën e tyre" tha ai në një reagim në rrjeter sociale. Në Uashington, Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Ivanov të mërkurën që të rishqyrtojë vendimin e tij në mënyrë që të sigurojë "drejtësi për popullin e Maqedonisë". Komisioneri i BE-së i ngarkuar për marrëdhëniet fqinjësore Johannes Hahn, tha të marten e 12 prillit se pas vendimit të Ivanov vihet në dyshim edhe procesi zgjedhor. Opozita është zotuar tashmw se do të bojkotojë zgjedhjet. Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim parti e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i bëri thirrje Ivanov të tërheqë vendimin e tij, duke thënë se ai ka shkelur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE arritur vitin e kaluar në përpjekje për t'i dhënë fund krizës.Sipas këtij pakti, u caktua një prokuror special për të hetuar të gjtiha aferat e publikuara nga Gruevski dhe ku palët ranë dakord për zgjedhje të parakoshëme, që pritet të mbahen në muajin qershor.Si filloi protesta arrestime5 arrestime3 arrestime4 ba1 barik_1 /Ora News/