Olli: Veliaj i zhytur në korrupsion, sulmon Presidentin për ambiciet e tij politike

Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Veliaj për Presidentin.Kreu i tyre, Leonard Olli, tha se me sulmimin e Kreut të Shtetit është sulmuar simboli i unitetit kombëtar.Olli: Brenda arrogancës dhe guximit për të mashtruar dhe për të vjedhur, pati kurajon dhe paturpësinë për të sulmuar figurën e Presidentit të Republikës, në vetvete simbolin e unitetit kombëtar. Deri këtu ka arritur rilindisti Veliaj që të mos pyesë më as për funksionin dhe as për detyrimet që ka dhe as për keqdrejtimin që po i bën Tiranës në këto në këto 8 muaj, as për krimet mjedisore, as për bandën e klientëve të tij dhe të shefit të tij politik Rama që po grabit mushkërinë e qytetit dhe për interesat e betonit që janë të gatshëm të shkatërrojnë gjithçka.