2.527 fëmijë në Shqipëri jetojnë në situatë rruge, Klosi: Shoqëria të reagojë

Vetëm në kryeqytet numërohen rreth 700  fëmijë  që janë në situatë rruge, ndërsa në total numërohen rreth 2527.Në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge, Ministri i Mirqënies Sociale, Blendi Klosi, ka deklaruar se tashmë janë ndërmarrë një sërë nismash për të ndihmuar këta fëmijë, por përsëri ka probleme. Klosi i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të fëmijëve në situatë rruge. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i bën apel shoqërisë që të bëhet pjesë e denoncimeve nëse konstatojnë raste të tilla në mënyrë që tu vijnë në ndihmë këtyre fëmijve.Në bazë të një studimi kombëtar, konstatohet se në rang vendi numërohen rreth 2 mijë e 527 fëmijë që jetojnë në situatë rruge dhe vetëm në Tiranë numërohen 700 të tillë.Blendi Klosi: E gjithë shoqëria do duhet të reagojë si një e vetme në rastet e shfaqura apo të evidentuara të fëmijëve në situatë rruge apo të çdo dhune që shfaqet tek fëmijët apo tek grupet vunerabël.Ministri, Blendi Klosi, bëri me dije tashmë të gjitha qendrat e përkujdesit shoqëror në vend janë kthyer në qendra pritje për fëmijët në situatë rruge.