“Xhaka nuk largohet nga Borussia Monchengladbach”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2016, 18:41
Kohët e fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të Granit Xhakës tek skuadra londineze e Arsenal.Por drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach, Max Eberl ka hedhur poshtë zërat duke thënë se mesfushori është i lumtur në skuadrë dhe nuk ka arsye për t’u larguar.“Nuk ka ofertë për të, që të jetë e dhënë në letër. Do të doja që ta them qartë: Granit Xhaka nuk do të largohet nga Monchengladbach dhe ne nuk duam ta shesim. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Eberl.