UEFA inspekton “Loro Boriçin” që inagurohet në maj, Dërvishaj përgjigjet për stolat
Dy specialistë të UEFA-s, Tim Bagner dhe Fernand Meese inspektuan në orët e drekës së të mërkurës, punimet në impiantin e ri sportiv të “Loro Boriçit” në Shkodër.Ato panë nga afër çdo proçes pune të kryer deri më tani dhe kërkuan nga Federata Shqiptare e Futbollit të mundësohet krijimi i një hapësire për pozicionimin e autobusëve të tifozerisë mike.Stadiumi i ri i Shkodrës pritet të inagurohet në muajin Maj dhe sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishaj, vlerësimet ishin pozitive dhe kërkesat e parashtruara janë të zgjidhshme.Arben Dervishaj: Inspektimi kishte të bënte si është ecuria e punimeve, për të parë të gjithë ambientet dhe çfarë mund të rregullojmë apo sistemojmë për ta sjellë këtë stadium në ato standarte që kërkon FIFA dhe UEFA. Në çdo projekt do ketë gjëra të vogla që do të rregullohen, por për ato këta gjëra ishin fare minorene.Kishte të bënte me elementë jashtë stadiumit.Edhe për ngjyrat e stolave të stadiumit të kritikuara nga tifozeria si të ngjashme me flamurin serb, Dervishaj e kishte një përgjigje:Arben Dervishaj:Përdorimi i këtyre ngjyrave fillon që me revolucionin francez liri-barazi-vëllazëri, vazhdon tek flamuri francez, amerikan, janë ngjyra heraldike. Dhe njëkohësisht u zgjodhën dhe ngjyrat e ekipit të Vllaznisë që është bluja dhe e kuqja dhe për ta thyer, plus që është bërë një lloj korografie sikur toka takon detin.Problem i pazgjidhur mbetet çështja e linjës elektrike, punë për të cilën duhet angazhuar Bashkia Shkodër.Muaji maj parashikon inagurimin e stadiumit “Loro Boriçi”, por kjo nuk do të thotë se punimet mbyllen këtu për impiantin sportiv.Ambjentet e jashtme, pista e tartanit, por edhe shumë detaje të tjera do të shkojnë deri në fund të vitit, pasi është e pamundur të mbyllen në një afat kaq të shkurtër.17 mijë vende pritet të ketë stadiumi i ri i Shkodrës, për ndërtimin e të cilit janë vënë në dispozicion 10 milion euro.