Karta e shëndetit, dhjetëra të moshuar me orë të tëra në radhë
Dhjetëra qytetarë detyrohen të qëndrojnë me orë apo ditë në radhë, për t'u pajisur me kartën e shëndetit, e cila prej një 1 prillit ka zëvendësuar librezat e shëndetit. Qytetarët, shumica në moshë të thyer, thonë se rrinë me orë të tëra në pritje, pavarësisht gjendjes shëndetësore.Dalja nga qarkullimi e librezës së shëndetit, pas zëvendësimit me kartat e reja, po shoqërohet me radhë të gjata në Durrës.Mungesa e sistemit elektronik dhe numri i pakët i sporteleve, bën që qytetarët të presin me ditë dhe orë të zgjatura për të marrë shërbimin.Qytetare: “Që në 6 kam ardhur këtu e po pres”.Qytetare: “Jemi pak. Këtu gjithmonë ka 40-50 njerëz, nuk mbaron kurrë punë”.Qytetar: “Shumë e vështirë. S’ka sistem thotë e nuk punon ”.Pavarësisht moshës, apo gjendjes shëndetësore, askush nuk mund t'i shmanget radhëve të gjata e të lodhshme.Qytetar: “Na torturuan. Me tension 18 me 8 jam tani që po rri këtu. E kam futur gruan në radhë”.Qytetare: “Një punon brenda, nuk vijnë njerëz për të punuar. Jemi 80 vjeçe këtu”.Qytetare: “Kemi lënë gocën në radhë . Nuk rrijmë dot sepse jemi me tension”.Qytetarët thonë se situata e radhave vijon prej fundit të vitit 2015 e deri më tani, proces që solli domosdoshmërinë e pajisjes me kartë shëndeti, të cilat kanë afat 1-3 muaj për personat në marrëdhënie pune./Oranews.tv/