Cheyl Cole dhe Liam Payne shfaqen bashkë në publik

Tani që lidhja e tyre është marr vesh nga e gjithë bota, Cheryl Cole dhe Liam Payne nuk ngurojnë më që të dalin bashkë në publik. Së fundmi çifti kanë kaluar një mbrëmje  të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre teksa u panë të ecnin dorë për dore. Çifti të cilët vetëm pesë muaj pasi nisën lidhjen vendosën që të bashkëjetonin në një rezidencë në Los Angelos, raportohet se çdo ditë e më shumë afrohen drejt martesës.Sidomos Liam, ai është shumë entuziast që më në fund ktheu në realitet ëndrrën e tij për të bërë për vete idhullin që ka patur gjithnjë Cheryl Cole. Një burim thotë për gazetën britanike “The Sun”: ‘Gjërat mes tyre sa vijnë dhe bëhen edhe më serioze. Ata dëshironin që të kalonin sa më shumë kohë bashkë përpara se Cheryl të kthehej sërish në Angli, kështu që filluan të bashkëjetonin. Ata janë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.’liam-payne-cheryl-fernandez-versini-hold-hands-03 liam-payne-cheryl-fernandez-versini-hold-hands-05