Rama: Ekstremizmit po i përgjigjemi me dije, Shqipëria hapa konkretë në arsim

Për të parandaluar ekstremizmin dhe përfshirjen e të rinjve në ideologji të tilla, ne po ndihmojmë brezin e ardhshëm me njohur fetare për t’i mbajtur larg radikalizmave.Këtë e theksoi kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në “Atlantic Council” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur hapin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për përfshirjen në arsim të një lënde rreth njohurive fetare.Rama:  Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për të shembull shembullin sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ndaj, ka një diskutim të hapur. Ne kemi vendosur të aplikojmë edhe një projekt të ri ai për të njohur brezat e rinj në shkolla mbi kulturën dhe historinë fetare. Këto janë përpjekje konkrete për të mbrojtur shoqërinë tonë dhe për t’u bërë atyre të qartë kundër radikalizmit fetare dhe Islamit të vërtetë që nuk kanë lidhje midis tyre.Duke folur për sulmet terroriste, Rama theksoi se lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsmimi.Rama: Ne kemi marrë masat e duhura për të luftuar ekstremizmin islamik. Jemi të kënaqur se vitin e shkuar ne nuk kishim asnjë person që iu bashkuan ISIS-t. Ne hartuam një strategji të përbashkët edhe me komunitetet fetare në kuadër të masave parandaluese. Sot, ne përballemi me interpretime të ndryshme të Islamit. Ndaj, oferta e vetme kundër Shtetit Islamik nuk janë lufta dhe vdekjet. Është një luftë me terma afatgjatë. Duhet të jetë edhe reforma e parë për gjeneratën e re për t’u dhënë atyre mundësinë për të mos u përfshirë në propagandën e ISIS, qofshin nga Lindja apo Perëndimi. Duhet të jenë të vetëdijshëm me atë çka përballen. Ata duhet të përballen me nocionin e vërtetë e të qenit mysliman, ndaj fatkeqësisht edhe Ballkani është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj.Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe tek kriza e refugjatëve, duke theksuar se nëse nuk do të ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, kriza do të kishte të tjera pasoja për Evropën në tërësi.Rama: Tani për tani, çështja e refugjatëve është çështja kryesore që prek Ballkanin. Le të themi se nëse një shtet mund ta mendonte se Angela Merkel nuk ekziston, atë do të ishte shumë herë më e vështirë për të menduar për një përgjigje evropiane.12986549_10207708716949633_287147639_o13010036_10207708733990059_2119608041_o 13009991_10207708733830055_1207083384_o/Ora News/