Pas ndarjes, Megan Fox përsëri shtatëzanë
Shtatëzania e Megan Fox ishte një lajm i papritur jo vetëm për ne por edhe për vetë aktoren. Kjo konfirmohet së fundmi pas fotove të publikuara, ku Megan nuk dha asnjë deklaratë , por u vu re qartë se ishte disamuajshe shtatëzanë. Duke qenë se aktorja dhe bashkëshorti Brian Austin Grwn, kanë nisur procedurat e divorcit, ishte ende i paqartë fakti se i kujt mund të ishte fëmija që do të vijë së shpejti në jetë.Fëmija që do të vijë së shpejti në jetë, është i bashkëshortit të saj Brian Austin Grwn, dhe ky është lajmi që është konfirmuar së fundmi. Megan dhe Brian pavarësisht se vazhdojnë të ndarë, janë shfaqur pak orë pasi nisën thashethemet, teksa shëtisnin, e më pas shkuan për të drekuar bashkë. Megan dukej në një formë të mirë, edhe përse shtatëzanë, ndërsa aktori Brian Austin, refuzoi të jap ndonjë deklaratë për fotografët.Çifti kanë qëndruar bashkë për 11 vite, dhe bashkë janë prindërit e dy djemve, Noah 4 vjec dhe Bodhi 2. Për t`i vërtetuar dashurinë që ndjente per të, aktorja ka gdhendur në trup emrin e tij Brian në zonen e barkut. Ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat që gushtin e kaluar, kur lajmeroi ndarjen.