Alpha Bank dhuron 25 mijë Euro për blerjen e aparatit ekografik në Spitalin Onkologjik

Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore dhe angazhimit publik, Alpha Bank Albania ka dhuruar 25 000 Euro, për blerjen e një aparati ekografie për Spitalin Onkologjik në Tiranë, e cila do të përdoret për kryerjen e diagnozave në kohën e duhur të sëmundjeve të ndryshme kancerogjene.Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT, shfaqi mirënjohjen e saj për këtë kontribut, që do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pacientë të moshës 15-80 vjeç, pavarësisht gjinisë së tyre.Ogerta Manastirliu: “Kjo e re që i shtohet shërbimit onkologjik padyshim përmirëson cilësinë e shërbimit ndaj pacientit, i ofron diagnostikim në disa aspekte. Ne jemi shumë të kënaqur që flotës së aparaturave tashmë shumë të përmirësuara në shërbimin onkologjik i shtohet dhe kjo pajisje”.Për Erjona Çelën, Drejtoren e Divizionit të Huadhënies për Ekonomitë Familjare në Alpha Bank Albania, ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme, siç është shëndeti i njerëzve.Erjona Çela: “Do i shërbejë rreth 60-70n pacientëve çdo ditë duke shpresuar fort që do të përmirësojë dhe do të shpëtojë një pjesë të madhe të këtyre jetëve. Alpha Bank angazhohet që të vazhdojë investimet e veta në të gjitha projektet dhe nismat që kanë në qendër të vëmendjes përmirësimin e jetës së qytetarëve”.Ekografia ndihmon zbulimin në një fazë shumë të hershme të sëmundjeve kancerogjene dhe si rrjedhim të bëhet i mundur mjekimi i tyre./Oranews.tv/