Sheshel do të arrestohej në rast se do të hynte në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë kishte dhënë urdhër për arrestimin e ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel në rast se ky i fundit do të hynte në territorin kosovar gjatë ditës së djeshme. Lajmi është komunikuar nga mediat vendase të cilat citojnë burime konfidenciale nga policia.Sipas tyre, në Mitrovicë ishin vendosur dy prej njësive speciale të policisë, FIT dhe NJSO, të cilat aktivizohen vetëm në rastet kur operacionet kanë një shkallë rreziku të lartë. Vojislav Sheshel është shpallur person 'non-grata' nga Minsitria e Jashtëme kosovare gjatë vitit të shkuar dhe hyrja e tij në Kosovë është e ndaluar. Ultranacionalisti nuk mundi t'a përmbushë vizitën e parashikuar në Mitrovicë duke fajsuar qeverinë e Kosovës si dhe qeverinë 'tradhtare' sic e quajti ai të Serbisë.