Rama merr mbështetjen e USAID për besimet fetare në mësimet shkollore

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA është takuar Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith.Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e USAID për qendrën rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që do të ndërtohet në Tiranë.Sipas njoftimit për mediat të Kryeministrisë, Administratorja Smith dha mbështetjen e plotë të USAID për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave.Sipas këtij njoftimi administratorja e USAID ka theksuar se " Nëse brezi i ri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do të jetë i edukuar mbi besimet fetare, do të jetë shumë më e vështirë për të rënë pre e manipulimeve ekstremiste "/Oranews.tv/