Tritoli në farmacinë e Tahirit, pushohet dosja për Vladimir Gjutën

Pas një viti hetimesh Prokuroria për Krime të Rënda ka pushuar çështjen për Vladimir Gjutën dhe Baftjar Brukën të dyshuar si autor të vendosjes së një sasie tritoli në farmacinë babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vendosjen e lëndes plasëse tek stacioni i autobuzit pranë shkollës "Vasil Shanto" të ndodhur më 10.02.2015.Shkak është mungesa e provave për të akuzuarit që sipas akuzës nuk mundën të siguroheshin as shkencërisht. Gjithashtu prokuroria thotë se gjatë hetimëve nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

Prokuroria: "Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme. Krahas faktit që nuk janë arritur të grumbullohen të dhëna konkrete mbi veprimet e të hetuarve për kryerjen e veprave penale, Prokuroria për Krime të Rënda nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

Por pavarësisht pushimit të hetimëve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka nuk kanë fituar lirinë pasi ndaj tyre vijon të jetë në fuqi masa e sigurimit "arrest në burg" vendosur nga Gjykata e Kukësit, për vepra të tjera penale, si falsifikim dokumentash dhe armëmbajtje pa leje të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit.Baftjar Bruka u arrestua në Norvegji për akuzën e pjesës së grupit të tirtolit, së bashku me Vladimir Gjutën. Po ashtu ai është akuzuar në Itali edhe si kreu i një cellule terroriste.Edhe Vladimir Gjuta u arrestua qershorin e vitit të kaluar pranë tunelit të Klimashit në një operacion të forcave RENEA.https://www.youtube.com/watch?v=o5ArwpGZmsYhttps://www.youtube.com/watch?v=SNh_d23u6Mw[caption id="attachment_722576" align="alignnone" width="640"]albi serani Ne foto: Njoftimi i prokurorise[/caption]