Presidentja Rousseff pranë shkarkimit nga posti
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka humbur dy aleatë nga koalicioni qeverisës gjë që e rëndon edhe më tej pozitën e saj. Partia Progresite dhe Partia Republikane, kanë bërë me dije se do të votojnë pro gjykimit të saj në lidhje me një sërë aferash korruptive, përfshirë manipulimin e buxhetit të qeverisë si dhe skandalin e kompanisë gjysmë-shtetërore të naftës Petro-Bras. Partia Progresiste dhe ajo Republikane kanë respektivisht 47 dhe 22 deputetë në Parlament, shifra që pritet të rradhiten përkrah përfaqësuesve që kërkojnë gjykimin e saj nga autoritetet. Më herët Senati votoi pro dërgimti të saj përpara trupit gjykues me 38 vota pro dhe 27 kundër. Megjithatë, vendimi final do të varet nga dhoma e parlamentit, në një votim që pritet të mbahet gjatë kësaj jave.E gjendur përballë një presioni të tillë, presidentja Dilma Rousseff ka deklaruar se votimi i ndërmarrë nga dy dhomat legjislative është një përpjekje për të realizuar një grusht shtetit. Ajo ka akuzuar zv. Presidentin e Vendit, Michel Temer, si ideatorin e një skenari të tillë, i cili sipas saj po bashkëpunon me Kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentitit Eduardo Cunha. Presidentja Dilma Rousseff ka patur një mbështetje të konsiderueshme më herët nga qytetarët brazilianë por gjatë viteve të fundit vendi është karakterizuar nga protestat masive ku kërkohet tërheqja e saj. I përfshirë në skandalet e qeverisë është edhe Presidenti që e drejtoi vendin për dy mandate, Luiz Inacio Lula.