8 muaj pa paga, naftëtarët në protestë: Shteti të ndërhyjë
Qindra naftëtarë të ish uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh kanë protestuar para prefekturës së Fierit, ndërsa më pas kanë bllokuar dhe rrugën nacionale të mbështetur dhe nga konfederata e sindikatave, ata kërkuan nga shteti të ndërhyjë për marrjen e 8 muajve pages atë prapambetura dhe rivënien në punë të uzinës.Rreth 500 punonjës të uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh kanë protestuar para prefekturës në Fier, me pankarta në duar dhe me thirrje "duam bukë", duam punë dhe paratë tona.Naftëtarët kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për marrjen e 8 pagave të prapambetura dhe rifillimin nga puna të uzinës.Naftëtar: “Kompania ARMA u privatizua në 27 nëntor të 2008. Aktiviteti ynë disavjeçar nuk u mor në konsideratë. Trualli ku është ndërtuar dhe instaluar kjo kompani nuk u mor parasysh dhe u shndërruam pothuajse në mekanizma fitim prurës për pronarët që shteti ynë na i bëri peshqesh”.Naftëtar: “Ka humbur durimi! Ne nuk durojmë dot më.Të gjithë janë pa punë, fëmijët janë pa shkolla, të sëmurë jemi”.Për të qenë më bindës, naftëtarët protestues, i kanë dedikuar dhe disa vargje, kreut të qeverisë Rama.Naftëtar: “Sot protestojmë përpara Prefekturës në Fier për bukën e gojës. Ka ardhur momenti që ne jemi dorëzuar. I bëj thirrje kryeministrit meqënëse është bërë bukur këtu në Fier të ëm hapi një dhomë se jam viti i gjashtë. Të paktën të siguroj bukën e gojës”.Protesta e mbështetur dhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura, vijoi me bllokimin për rreth 1 orë të rrugës nacionale Fier-Vlorë.Kur protesta po i afrohej fundit janë shoqëruar në komisariat 5 naftëtarë, për thyrje të kordonit të policisë, e cila monitoroi gjatë gjithë kohës situatën. /Oranews.tv/