Vendorët: Nevojiten të ardhura shtesë nga projektet

Përfaqësuesit vendorë të bashkisë së Vaut të Dejës, kanë deklaruar se buxheti i nevojshëm për këtë njësi kap shifrën e 550 milionë lekëve të reja. Zyrtarët kanë përqendruar punën tek sigurimi i të ardhurave përmes projekteve financuar nga fondacione të huaja.550 milionë lekë të reja do të jetë buxheti i vitit 2016 për bashkinë Vau Dejës, prej të cilave 162 milion do të sigurohen nga grumbullimi i të ardhurave. Shifra u bë publike gjatë një takimi me administratorët e kësaj njësie vendore. Politika e ndjekur nga kjo bashki është taksa dhe tarifat më të ulëta tha kreu i Komisionit të Ekonomisë.Zef Vokrri: Të jemi sa më efiçent në mbeldhjen e të ardhurave, sigurisht pa i vënë litarin në fyt njerëzve të varfër e në nevojë, por të kryejmë detyrimet ashtu si i takojnë gjithësecilit, kur edhe tarifat janë caktuar me vlera minimale.Kreu i bashkisë Zef Hila e vuri thekson tek rëndësia e sigurimit të fondeve nga projekte e donacione të huaja pasi fondi i akorduar nga qeveria prej 154 milion lekë është i pamjaftueshëm.Zef Hila: Jemi përpjekur që numri i administratës të jetë i reduktuar, të jetë efiçent, të jenë njerëz të përshtatshëm, të përkushtuar, që do të jenë në shërbim të komunitetit.Pasi të përmbyllen diskutimet publike dhe të merren sugjerimet e grupeve të interesit, buxheti do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.