Deputetë të PD njihen me shqetësimet e pacientëve

Dy dtë pasi nga selia blu u denoncua mungesa e ilaçeve dhe aparaturave në spitalin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" deputetet e Partisë Demokratike kanë parë nga afër situatën ku u njohën me shqetësimet e pacientëve.Disa prej pacientëve dhe të afërmve të tyre thanë se për ditë të tëra presin që spitali të pajiset me ilaçe, ndërsa disa aparatura nuk funksionojnë duke rënduar më tej gjëndjen e tyre shëndetsore.Ndërkaq disa nga pacientët vlerësuan punën e mjekëve dhe shërbimin e ofruar prej tyre.Deputetja Albana Vokshi akuzoi se kryeministri Rama dhe ministri Beqaj se favorizojnë klientët e tyre dhë lënë në mëshirë të fatit pacientët:Vokshi: Rama dhe Beqaj japing 338 mln euro për klientë sponsor dhe miq të tyre. Pacentët dergjen dyerve të spitaleve pa marrë jo vetëm shëndetësi falas, por pa marrë kurë që atyre ju takon. Ndërkohë që Rama dhe Beqaj japing 338 mln euro miqve të tyre, pajisjet të cilat janë tenderuar ende nuk janë dhënë jo vetëm për neglizhecë, por edhe për mungesë vëmendje nga ana e qeverisë.Sipas deputetëve demokratë mjekët e këtij spitali kanë  marrë kërcënime nga drejtuesit që të mos i shoqëronin ata gjatë vizitës në repartin e onkologjisë./Oranews.tv/