700 azil-kërkues zhvendosen nga porti i Pireut
Autoritetet greke kanë zhvndosur plot 700 azil-kërkues nga porti i Pireut drejt qëndrave të tjera të strehimit. Në këtë mënyrë, numri i emigrantëve që ndodhen të bllokuar në këtë zonë ka rënë nga 4.500 persona në 3.800. Më herët qeveria njoftoi se do t'u japë dy javë kohë emigrantëve që të largohen në mënyrë vullnetare nga porti i Pireut dhe se në rast të kundërt do të detyrohej që të përdorë mjetet e forcës për të realizuar një proces të tillë.Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, autoritetet greke kanë zhvendosur 700 azil-kërkues nga që ndodheshin në portin e Pireut drejt qëndrave të posaçme të qëndrimit që janë ngritur së fundmi nga qeveria e Athinës. Në këtë mënyrë, numri i emigrantëve që ndodhen të bllokuar në këtë zonë ka rënë nga 4.500 persona në 3.800. Megjithatë, zyrtarët kanë komunikuar se kjo shifër është ende mjaft e lartë dhe se procesi i zhvendosjes së refugjatëve do të vijojë edhe përgjatë ditëve të ardhshme. Greqia po përgatitet për sezonin turistik të verës ndaj po merr masa për të sjellë drejt normalizimit portin e Pireut. Më herët, autoritetet komunikuan se do t'u japin dy javë kohë emigrantëve që të largohen në mënyrë vullnetare drejt qëndrave të tjera të strehimit, duke theksuar se nëse ky afat nuk do të rrespektohet, ata do të detyrohen që të përdorin forcën. Shumica e azil-kërkuesve refuzojnë që të largohen pasi i druhen një deportimi të mundshëm në Turqi.Nga ana tjetër, situtata vijon të mbetet e rënduar në Idomeni. Pas dhunës së ushtruar ndaj emigrantëve nga ushtria maqedonase, azil-kërkuesit kanë zhvilluar protesta të qeta ku kërkojnë hapjen e kufinjëve. Edhe në këtë kamp që ndodhet në kufirin greko-maqedonas, një pjesë e emigrantëve kanë vendosur që të largohen vullnetarisht, por pjesa më e madhe prej tyre shprehet se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ata ndodhen, nuk mund t'a braktisin këtu rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. Në Idomeni kanë mbetur të bllokuar më shumë se 10.000 azil-kërkues.