Të premten Komisioni për drejtësinë, Xhafaj: Opozita të vijë; Paloka: Varet nga "CEZ"

Mazhoranca dhe opozita janë afruar në qëndrimin e tyre drejt zgjidhjes së ngërëit disa javorë që u bë pengesë për finalizimin e reformës në drejtësi. Me vendimin e Këshillit të Mandateve për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandtatet e deputetëve palët arritën një gjysëm dakortësie, por demokratët vendimin përfundimtar për t’iu bashkuar reformimit të drejtësisë e lënë për të enjten, kjo në varësi të miratimit ose jo nga Kuvendi të Komisionit Hetimor për çështjen CEZ, një tjetër kusht i demokratëve.Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi do ti rikthehet të premten punës, pas disa javësh ndërprerje për shkak të mungesës së opozitës.Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa, njoftoi mbledhjen dhe shprehu besim se opozita do të bëhet pjesë, një besim që duket hapur se e mbështeti tek vendimi i Këshillit të Mandatëve për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deputetëve socialistë që është dhe një prej kushteve të demokratëve për të thyer bojkotin.Xhafaj: Ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që shqiptarët kanë kuptuar dhe e ndjejnë nevojën që ka reformimi i drejtësisë. Reforma është në hapat e saj të fundit dhe kërkon një përgjigje në lidhje me interesat e popullit dhe të qytetarit. Kjo ëshë arsyeja që nuk ka shumë nevojë për negociata, por ka nevojë për më shumë vendimmarrje dhe unë dua tju them që diten e premte në orën 10:00 do të thirret Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi për të filluar punën aty ku e ka lënë. Unë besoj se edhe PD e ka kuptuar që para interesave të politikës, para interesave për të bllokuar parlamentin prevalon interesi që kanë qytetarët. Une besoj se opozita në orën 10:00 do të zërë vendin e saj në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.Por vendimi i Këshillit të Mandateve nga  demokratët  u  cilësua gjysëm fitore, pasi ata nuk janë dakort me procedurën që ka zgjedhur Këshilli i Mandateve për t'iu drejtur Gjykatës Kushtetuese.Ristani: Në Gjykatën Kushtetuese  nuk mund të shkojnë kërkesa e zonjës Leskaj dhe e zotit Suli. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i Parlamentit, sëbashku me kërkesën e deputetëve të PD, të cilët kërkojnë mbarimin e mandatit.Por pasi demorkatët diskutuan gjatë  në mbledhjen e  grupit parlamentar,  vendimin e mazhorancës për mandatet e dy deputetëve socialist e cilësuan pozitiv, por kjo nuk e ka detyruar Partinë Demokratike  të marrë sot një vendim nëse do të jetë ose jo pjesë e tryezës së reformës në drejtësi, sepse demokratët kanë edhe një kusht të fundit, miratimin e Komisionit Hetimor për çështjen CEZ, që doli së fundi në dritë.Paloka:Ky hap na çon prapë në pozitat e shklejes së Kushtetutës. Nesër Parlamenti në senacë duhet të votojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese ntë mandateve të dy deputetëve, pra papajtueshmërisë së mandateve të dy deputetëve të mazhoracës, njëkohësisht duhet të votojë dhe për ngritjen e Komisionit Hetimor të CEZ.Të martën mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve  refuzoi të miratojë kërkesën e Partisë Demokratike për hetim parlamentar të marrëveshjes së paqes mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, duke e lënë vendimin për në seancën parlamentare.