Parajsat fiskale fshehin më shumë se 1.1 trilionë dollarë nga financat globale

Një studim i bërë së fundmi ka treguar se më shumë se 1.1 trilionë dollarë i shmangen sistemit financiar global nëpërmjet kompanive off-shore si dhe parajsave fiskale.Një lajm i tillë vjen pak kohë pas publikimit të 11.5 milionë dokumentave nga firma ligjore panameze “Mosack Fonseka”, e cila është vetëm një prej mijëra firmave të tilla që operojnë në mbarë botën.Eksperëtët shprehen se nuk ka asnjë të paligjshme të fshehësh të ardhura në kompani off-shore, ndërkohë që një pjesë tjetër thekson se mungesa e transparencës dhe e kontrollit mund të ndikojë negativisht për shumë shtete, e sidomos për vendet të cilave u nevojiten fonde për zhvllimin.Një tjetër problem mjaft shqetësues është se llogaritë në parajsat fiskale mund të mbulojnë trafikantët e drogës, terroristët si dhe persona ose organizata të tjera të jashtëligjshme.Për të hapur një llogari anonime në parajsa fiskale kërkohen vetëm njohuri bazë të biznesit, një lidhje interneti dhe një tarifë minimale për t'u paguar në këmbim të rezervimit të informacionit.