Veliaj ftesë Bashkive të PD të bashkëpunojnë: Të unifikojmë Shoqatat

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri një ftesë për unifikimin e të gjitha shoqatave të bashkive. Gjatë prezantimit për planet e përgjithshme vendore, kryebashkiaku Veliaj theksoi se duhet të lëmë mënjanë porostitë e partive politike, pasi duhet ti përgjigjemi porosive të atyre që na kanë zgjedhur.Veliaj: Jam i hapur që ne të unifikojmë shoqatat e bashkive. Ky është një rast tipik që unë them ka shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë dhe më shumë bërtas dhe protestoj unë ndaj qeverisë nga ku kam dalë sesa shumë kolegë që mund të kenë uniforma të ndryshme politike dhe besoj se është e udhës që përtej porosive dhe diktatktit të partive ku jemi anëtarë ti përgjigjemi porosive të publikut që na ka zgjedhur, i cili do që qytetet të kenë plane urbane, që Shqipëria të ecë përpara, qytetet të pastrohen. Kjo është kauza tipike ku nuk ka sens të vazhdojë përcarja në llogore. I bëj ftesë kolëgeve të shoqëtës së 15 bashkive të tjera që të bashkohemi dhe të përdorim këtë platform si një mënyrë për të avokuar ato 21 bashki të shoqatës që janë pa plan dhe pa donatorë apo për 9 të tjerë që kanë mbetur nga shoqata tjetër./Oranews.tv/