Arma që vrau shqiptarin, gjendet në shtëpinë e një prostitute

Një armë e gjetur në banesën e një prostitute rumune në Itali, rezultoi se është përdorur për të vrarë një shqiptar vitin e shkuar. Shqiptari Arben Vorfi u vra në Treviglio më 19 nëntor të vitit 2015.Arma e llojit pistoletë i është gjetur prostitutës rumune 22 vjeçare, e cila është arrestuar për posedim të armës dhe jo për vrasje.29 vjeçari shqiptar u qëllua me tre plumba në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Arma ishte grabitur gjatë një vjedhjeje më 15 tetor, ndërsa u gjet në banesën e rumunes më 23 dhjetor.Vetëm tani, organet e hetimit zbuluan se ajo ishte përdorur për të kryer vrasjen e shqiptarit.Mediat italiane shkruajnë se prostituta ishte mikeshë e shqiptarit tjetër, Valentin Frrokaj, i vrarë gjatë një grabitjeje në Milano po vitin e shkuar, ndërsa banonte në Dalmine. Duket se mes dy viktimave ka pasur përplasje, shkruajnë mediat italiane./Ora News/