Sulm vetëvrasës në autobusin e rekrutëve, vdesin 12 prej tyre
Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur këtë të hënë pas një shpërthimi të ndodhur në një autobus që po transportonte rekrutë afganë të ushtrisë. Ngjarja ndodhi në qytetin lindor të Xhalabadit."Ishte një shpërthim vetëvrasës që vrau 12 rekrutë të ushtrisë dhe u plagosën 38 të tjerë," tha Attaullah Khogyani, zëdhënës i provincës Nangarhar, për Al Jazeera. Ai shtoi se objektivi ishte pikërisht autobusi, i cili po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit të vendit Kabul me synim trajnimin e tyre. “Të gjithë ata ishin të rinj”, shtoi zyrtari.Shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Sulmuesi ishte në një motor, kur u përplas me autobusin, duke shkaktuar edhe shpërthimi. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.Në një tjetër incident, një bombë goditi një minibus i cili transportonte punëtorë të Ministrisë së Arsimit në Kabul, duke vrarë të paktën dy prej tyre dhe duke plagosur shtatë të tjerë.Bomba në anë të rrugës shpërtheu pasi autobusi po transportonte punëtorët në zyrat e tyre në rrethin lindor të qytetit afgan Bagrami. Për sulmin nuk është marrë ende përgjegjësi./Ora News/