Ky shtet një ditë mund të mos jetë më!

Të jetosh në një shtëpizës poshtë një magme vullkanike, nuk është aq e lehtë, por banorët e fisit Afarisht në Afrikë kanë jetuar prej brezash atje.Epokat e fundit ua kanë ndërlikuar më tej jetën fiseve nomade në Xhibuti, ku përveç elementëve ekstremë të jetës, ndryshimet klimaterike kanë rritur thatësirën. E vetmja gjë e vlefshme që ata kanë është vetëm kripa.Liqeni Assal është rreth 500 metra nën nivelin e detit dhe regjistron pikën më të ulët në kontinentin afrikan.Ai gjithashtu është mbi një krater vullkanik.  Tharja e ujit ka lënë pas një hapësirë të madhe kripe si kristal dhe një “litar shpëtimi” për banorët e zonës.Për shekuj, nomadët në Afarisht kanë shitur kripë në Etiopi dhe tani për turistët.Por, Xhibuti është në mes të ngjarjeve të mëdha klimaterike"Ndryshimi i klimës është duke vrarë nomadët", argumenton gjeologu Abdourahman Omar Haga, cituar nga CNN. "Nëse nuk ka shira, nuk keni bar. Dhitë do të ngordhin dhe ata do të vdesin"."Jeta është shumë e vështirë këtu, sepse nuk kemi ujë", thotë Aleisse. "Por ky është vendi ku unë jetoj, dhe unë nuk mund të shkoj diku tjetër."Një ditë edhe kripa mund të jetë zhdukur.Republika e Xhibutit, tashmë një nga vendet më të paqëndrueshme të botës, ndodhet në pikën e takimit të tre pllakave tektonike të tokës - dhe ato janë duke u ndarë me rreth 2 cm në vit.Magma është vetëm dy milje nën tokë. Dhe një tërmet i fortë mund të krijojë çarje të mëdha dhe për pasojë shndërrimin e kësaj zone në një det të ri./Ora News/