Apeli i kryeministrit Valls: Ejani në Francë, do jeni të sigurtë

Zonat e fansave, Fanzone, do të jenë nën masa të rrepta sigurie për kampionatin europian të futbollit, Euro 2016. Lajmi u bë publik nga vetë Kryeministri francez Manuel Valls.Shqetësimet për sulme të mundshme terroriste janë rritur pas ngjarjeve në Bruksel javën e shkuar.Valls tha se fanzones, zonat publike për mijëra fansa fubtolli, që ndjekin ndeshjet nga ekranet e mëdha të vendosura kudo, do të jenë subjekt i të njëjta kontrolleve dhe masave të sigurisë, sikurse do të ketë edhe hyrjet e çdo stadiumi."Presim që mbi 7-8 mijë fansa e tifozë të jenë në fanzones përgjatë kampionatit europian. Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve dhe me të gjithë kryebashkiakët e çdo qyteti ku do të organizohet Euro 2016, për të bërë të mundur implementimin e masave të rrepta të sigurisë në çdo stadium dhe në zonat e fansave. Gjithçka do të kontrollohet edhe aty, çdo çantë e çdo tifoz" tha Valls në një intervistë.Në Paris, këto zona do të krijohen në "Champs de Mars" pranë Kullës Eifel.Valls tha se shpreson që ky kampionat do të inkurajojë turistët e huaj, që duket se sot kanë frikë të rikthehen në Paris, pas asaj që ndodhi më 13 nëntor."Shpresoj që turistët që nuk vijnë në Paris pas sulmeve të 13 nëntorit, të rikthehen sërish me këtë rast, të festojnë, të ndajnë këto çaste, të shohin çdo ndeshje nga këto ekrane të mëdha," tha ai.Valls dha sigurinë se edhe stadiumet do të jenë në nivele të larta sigurie."Të gjitha stadiumet do të jenë të mbrojtura. Ju e dini, e kam thënë shumë herë, ne do të jetojmë nën frikën e kërcënimeve për shumë vite, ndaj duhet të jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm. Por që t’i mbijetojmë këtyre kërcënimeve, fjala kyçe është të jetojmë" tha shefi i qeverisë franceze.Më shumë se 2.5 milionë spektatorë pritet t’i ndjekin live 51 ndeshjet në 10 stadiume të ndryshme të Francës, në një event europian që mbledh bashkë 24 ekipet më të mira.Vetëm "Stade de France" do të mbikqyret nga më shumë se 1200 forca sigurie.Në stadiume do të jenë prezentë edhe 80 mjekë, për të siguruar mbarëvajtjen në çdo moment. Ndërsa në rrugë do të zbresë policia dhe xhandarmëria./Oranews.tv/