Cleveland mbulohet brenda pak orësh nga dëbora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2016, 14:46
Qyteti i Cleveland, në Ohio është veshur në të bardhë.Dëbora e rënë përgjatë fundjavës, ka mbuluar të gjithë qytetin, duke rikthyer dimrin në mes të pranverës.Mediat vendase raportojnë se dëbora e papritur është shoqëruar edhe me erërat të acarta, duke i detyruar mijëra banorë, t’i rikthehen sërish veshjeve të trasha të dimrit.Ekspertët presin që dëbora, të pasohet nga një javë me rreshjet shiu sikurse edhe me rritje të temperaturave, deri në fund të kësaj jave.
/Oranews.tv/