Arkitektët italianë risjellin në jetë sendet e shkatërruara në Palmira
Një grup arkitektësh italianë po restaurojnë disa pjesë të shkatërruara tashmë nga lufta në qytetin antik sirian të Palmirës. Përmes këtyre relikeve të shkatërruara, ata po rikrijojnë harkun 2000 vjeçar të Triumfit e deri tek tempulli i Bel, që janë dëmtuar rëndë nga sulmet e ISIS vitin e shkuar.Robotët 3D po përdoren për të riprodhuar harkun në malin Carrara në Itali, për ta rikthyer në këtë mënyrë këtë sajt sërish në jetë. Më vonë në muajin prill, këto pjesë të restauruara do të shfaqen për publikun në sheshin Trafalgar në Londër dhe më pas në sheshin Times Square në Nju Jork, përpara se të dërgohen në Palmira.Dhjetëra imazhe të mbetjeve janë përdorur për të krijuar hartën në 3D dhe përmes teknologjisë më të fundit, mjeshtrat italianë po punojnë për t’i dhënë prekjen e fundit."Ndonjëherë ne mendojmë po sikur të ishim në pozitën e sirianëve? Do të donim t’i kishim ende këto monumente. Monumentet tona, si italianë, për ne janë shumë të rëndësishme. Ne kemi një lidhje shumë të rëndësishme me këto vende" tha Giacomo Massari, themelues i TorArt, një studio për artin bashkëkohor.Projekti menaxhohet nga Instituti Për Arkeologji Dixhitale, një aventurë e përbashkët me Universitetin e Harvard, Universitetin e Oxford dhe me Muzeun e të Ardhmes në Dubai.Pasi të rikontruktohet, harku do të qëndrojë në këmbë për plot 6 metra dhe njerëzit që punojnë me këtë projekt, besojnë se mund të rikrijojnë më shumë objekte të tjera antike e të çmuara, të shkatërruara nga Shteti Islamik."Ne e dimë se Drejtoria e Përgjithshme e antikiteteve dhe Muzeume po drejton operacionet për shpëtimit e këtyre sajteve turistike. Ne po punojmë shumë ngushtë me UNESCO-n. Jemi shumë të entuzaismuar që po punojmë me ta dhe më pas do të kthehemi në atë rajon. Shpresojmë që të kemi sërish punë për të bërë" tha Alexy Karenoëska, një fizikan në Universitetin e Oxfordit.Për artistët, kënaqësia e tyre më e madhe do të jetë kur këto relike origjinale do të qëndrojën sërish në këmbë."Do të jem shumë krenar për këtë dhe shumë i lumtur nëse do të shkojmë në drejtimin e duhur dhe shpresoj që populli sirian të vlerësojë këtë gjë sepse është gjithnjë bukur që të rinisësh jetën nga e para" tha Giacomo Massari.
/Oranews.tv/