Shpërthen vullkani pranë Mexico City, rrethohet krateri për 12 km
Vullkani "Popocatepetl" në Meksikë është aktivizuar në mëngjes, duke përhapur hi në lartësinë e 2 mijë metravëe, gaz dhe hi në qendër të Meksikës.Shpërthimi ndodhi në orën 9.30 të mëngjesit.Zyrtarët vendas i kanë bërë thirrje banorëve të mos alarmohen por thjesht të vendosin maska në fytyrë, për të shmangur kontaktin me ajrin e pistë. Rreth kraterit të vullkanit u vendos një unazë sigurie në një perimetër prej 12 km, duke mbyllur cdo rrugë kalimi drejt tij.Shpërthimi më i madh e më i fuqishëm i vullkanit "Popocatepetl" ka ndodhur ën vitin 2000, kur më shumë se 40 mijë banorëve iu desh të evakuohen.Meksika ka rreth 3 mijë vullkanë por vetëm 14prej tyre konsiderohen aktivë. Vullkani "Popocatepetl" lokalizohet 70 km në juglindje të Mexico City.
/Oranews.tv/