Kur nobelistja e paqes shpërthen në racizëm kundër myslimanëve

Është fituesja e çmimit Nobel për Paqen, por është tejet raciste.Aung San Suu Kyi, e cila ka fituar zgjedhjet në Mianmar, shpërtheu në zemërim kundër një gazetari të BBC-së, pasi intervistës që i bëri për programin “Sot”.Gazetari është Mishalin Husain. “Askush nuk më tha se unë do të intervistohem nga një mysliman”, ka deklaruar Kyi, e cila drejton qeverinë vendase.Birmania është një nga  shtetet që ka ekzekutuar në masë myslimanë, ku numri i të vrarëve është tejet i madh, në disa raste janë djegur edhe të gjallë. Ndërkohë, dhjetëra mijëra janë pa shtetësi dhe pa strehë.Megjithëse, zonja Kyi ka shprehur keqardhjen për dhunën ndaj myslimanëve, ajo ka nuk e ka miratuar një raport të Human Rights Watch, e cila ka fajësuar budistët në Burma për persekutimin e vazhdueshëm të myslimanëve.Shumë njerëz në Perëndim i kanë dënuar qëndrimet e saj indiferente kundër dhunës së vazhdueshme ndaj myslimanëve.Duke parë popullaritetin e saj të madh në vend, shumë njerëz mendojnë se ajo mund të kishte ndihmuar për dhënien fund të persekutimit.Britanikja “The Indipendent” paraqet edhe një fakt tjetër interesant: Një gazetar mysliman ishte një nga njerëzit kryesor që e bindi atë të përfshihej në një kryengritje demokratike në Birmani.Gazetari ka vdekur më pas në burg për shkak se u dënua nga pushteti atje. Megjithëse ka jetuar shumë vite në Britani, nobelistja nuk ka shfaqur ndonjëherë ndjenja raciste./Ora News/