Për vrasjen e një ushtari hebre, Izraeli shkatërron shtëpitë e fisit të atentatorit
Shtatë shtëpi palestineze janë shkatërruar gjatë 24 orëve të fundit nga forcat izraelite në Ramallah, një ofensivë e cilësuar si “dënim kolektiv” nga udhëheqësit palestinezë.Shembja e ndërtesave nisi pas vrasjes së një ushtari izraelit në muajin shkurt, ndërsa shumë prej këtyre familjeve kanë lidhje fisnore me atentatorin. Shembja e ndërtesave kryhet në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.Ndërkohë, një urdhër shkatërrimi ju konfirmoi edhe një familjeje tjetër, i biri i të cilëve ka ndihmuar tre personat që vranë ushtarin izraelit në Jerusalem.Rreth 20 mijë banorë në Qabatiya kanë thuajse të izoluar gjatë muajit të fundit dhe shumë prej banorëve nuk u janë rinovuar lejet. Të paktën 10 palestinezë nga qyteti janë vrarë nga forcat izraelite që nga tetori i vitit të kaluar.Nga dhuna e shpërthyer që prej muajit tetor, 200 palestinezë janë vrarë, shumica prej të cilëve civilë. Të paktën 33 persona kanë gjetur vdekjen në radhët e izraelitëve. Që prej asaj kohe, 57 shtëpi palestineze janë rrafshuar nga forcat izraelite./Ora News/