Aeroporti i Atlantës në SHBA vihet në alarm për shkak të pakoje të dyshimtë

Një pako e dyshimtë ka çuar në evakuimin e aeroportit të Atlantës në Shteteve e Bashkuara të Amerikës.Lajmin e bën të ditur vetë institucioni i Aeroportit përmes rrjetit Twitter. Pasagjerët janë evakuuar, ndërsa aeroporti është mbyllur përkohësisht.Pakoja e dyshimtë është gjetur në pjesën jugore të aeroportit ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson”, ndërsa i gjithë terminali është mbyllur përkohësisht.Një ekip antieksploziv ka shkuar në vendin e ngjarjes për të vëzhguar nga afër pakon në fjalë.Zona është rrethuar nga policia. Megjithatë, alarmi rezultoi jo i vërtetë dhe puna u rikthye normalisht në terminal./Ora News/