Shoferi i trenit nëntokësor rikthehet në punë pas sulmeve terroriste në metro

Shoferi i trenit nëntokësor i cili u bombardua në Bruksel ditën e martë, është rikthyer sërish në punë vetëm disa orë pas sulmit që la të vdekur të paktën 20 persona.Udhëtimi i Christian Delhasse u kthye në një horror kur njëri prej xhihadistëve hodhi në orë trenin që ai po drejtonte rreth orës 9 të mëngjesit..Megjithatë pavarësisht traumës që ai pësoi, Delhasse ka vazhduar punën kur sistemi i metrosë u rihap ditën e djeshme.Pas shpërthimeve në tren, Christian mendoi se ishte faji i tij kështu që ndihmoi të gjithë njerëzit të evakuoheshin nga stacioni.“Jam një shofer metroje i cili bëri thjesht punën e tij ashtu siç do bëntë çdo drejtues tjetër po të ishte në vendin tim. Heronjtë e vërtetë janë zjarrëfikësit, forcat speciale dhe ushtria jonë” –u shpreh ai për Daily Mail.Një zëdhënës i sistemit të transportit të qyetit, i cili konfirmoi rikthimin në punë të Delhasse tha: “Ekziston një dëshirë e madhe të pranosh kërcënimin, kështu që profesionalizmi dhe solidariteti i lë gjërat e tjera pas”.327F099A00000578-3506489-image-m-17_1458755875313 3272C0F900000578-3506489-image-m-18_1458755922544[caption id="attachment_706327" align="alignnone" width="634"]Malbeek train carriage.jpg Malbeek train carriage.jpg[/caption]/Oranews.tv/