Koreja e Jugut i kthen Kinës eshtrat e ushtarëve të vrarë

Koreja e Jugut ka përgatitur rikthimin e eshtrave të 36 ushtarëve kinezë, të vrarë gjatë luftës së koreve në vitet 1950-1953.Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se do ti rikthejë eshtrat e ushtarëve në Kinë më 31 mars.Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun Hye i ka ofruar këto eshtra të ushtarëve që luftuan në anën e Koresë së Veriut, në shenjë simbolike të marrdhënies miqësore, të vendosur me Kinën gjatë vizitës së saj atje në 2013.Koreja e Jugut ka dërguar në 2014 437 eshtra të ushtarëve të vrarë në Kinë dhe 68 të tjera në vitin 2015.Lufta mes koreve nisi në 25 korrik të vitit 1950, kur trupat komuniste të Koresë së Veriut, nisën një sulm të papritur në Korenë e Jugut.3 milionë ushtarë dhe civilë humbën jetën në këtë luftë 3 vjecare ndërsa 5 milionë banorë emigruan.Teknikisht, Koreja e Veriut dhe ajo e jugut janë në luftë, pavarësisht se konflikti përfundoi me armëpushim, por jo me një marrëveshje paqeje.56f92b5510741.image/Oranews.tv/