Zbulohet si mund të zhbllokohet iPhone i një prej atentatorëve të sulmit në San Bernardino
Prokurorët amerikan mund të kenë zbuluar një mënyrë pa patur nevojë për ndihmën e kompanisë Apple, për të zhbllokuar celularin Iphone të një prej atentatorëve të sulmit me armë në San Bernardino, që shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve.Prokurorët kanë deklaruar se një palë e tretë është vetë-ofruar për të zhbllokuar celularin, dhe kjo ka bërë që gjyqtari i çështjes të kërkojë shtyrjen e seancës dëgjimore, me shpresën që kjo të ndodhë.Departamenti amerikan i drejtësisë në një komunikatë për shtyp theksoi se interesi i vetëm i këtij insitucioni është përftimi i informacioneve të nevojshme nga telefoni celular i Faruk, dhe se janë optimistë që kjo teknike e re do të funksionojë.Qeveria anmerikane deri të hënën këmbëngulte se nuk kishte asnjë mënyrë për të pasur akses në telefonin e përdorur nga Rizvan Faruk, njëri prej dy agresorëve të maskarës së San Bernardinos, dhe prej kohësh autoritetet i kërkonin kompanisë Apple të krijonte një program që mund të lejonte aksesin në aparatet celularë.Por korporata multi-teknologjike ka refuzuar fuqimisht duke theksuar se një program i tillë minon sigurinë e të gjithëve. Drejtori ezkekutiv i Apple Tim Cook deklaroi se është e paprecedentë që një qeveri të detyrojë një kompani të krijojë një produkt të ri për të mbështetur autoritetet.Lajmi që një palë e tretë ka prezantuar një mënyrë për të zhbllokuar iphonin është pritur me skepticizëm nga komuniteti i teknologjise