Tajlandë, vendasit dhe turistët shijojnë "luftën me ujë" me elefantët
Një grup banorësh vendas por edhe turistë në provincën antike Ayutthaya në Tajlandë, e gjetën vehten pjesë të një spektakli e një festivali të vërtetë me ujë me ngjyra, mes tyre dhe elefantëve. Bëhet fjalë për festivalin tradicional të ujit Songkran.Elefantët, të pikturuar me lule, nuk treguan fare mëshirë, për fëmijë e të rritur duke i spërkatur ata me ujë me ngjyra.Megjithatë festivali ka qënë i këndshëm, pasi temperaturat ishin deri në 40 gradë celcius ndaj dushi me ujë të ftohtë i ka bërë mirë të gjithëve.Qeveria i ka kërkuar organizatorëve të festivalit të përvitshëm, që këtë vit ta reduktojnë sasinë e ujit të përdorur."Elefanti po përpiqet të mos e harxhojë të gjithë ujin, në fakt elefantët janë stërvitur për këtë gjë. Jemi munduar që t’i orientojmë sikurse i kemi mësuar mos të kursejnë asnjë pjesëmarrës në këtë festival. Është shumë qejf" tha njëra nga organizatoret e këtij eventi.Edhe turistët e huaj e shijuan këtë ditë, ndonëse nuk i dinin traditat, por disa prej tyre ishin armatosur me kova me ujë ndërsa të tjerë me kamerat në duar gati për të filmuar momentet e këndshme."Kjo është hera e parë që unë shoh elefantët që spërkasin njerëzit me ujë dhe e provova, pse jo. Është shumë bukur. Jam shumë e lumtur" tha një 24 vjeçare, turiste amerikane, Jared Storteth.Festivali "Songkran" orgamizohet edhe në shtetet e tjera të Azisë juglindore, përfshirë Myanmar, laos dhe kamboxhia. Në Tajlandë, ku festival zgjat deri më 15 prill./Oranews.tv/