Maratona ndërkombëtare në Korenë e Veriut
Më shumë se 1 mijë vrapues nga rreth 50 shtete të botës, morën pjesë në garën maratonomake në Phenian.Video e siguruar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tregon vrapues koreano-veriorë sikurse edhe të huaj, që nisin zyrtarisht garën në Stadiumin "Ditë Maji" rrethuar nga qindra spektatorë që brohorisnin të gjithë në kor, të organizuar.KCNA tha se gara ishte ndarë në maratonën e plotë, gjysmë maratonë dhe vrap për 10 km.Në garë morën pjesë edhe vrapues të huaj nga vende të tjera si Kenia, Etiopia,Zimbabve, Kina, Japonia, Franca, Kanadaja dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës.Pheniani ka organizuar maratonën ndërkombëtare çdo vit, tradicionalisht, që prej vitit 1981 dhe vrapuesit amatorë lejohen të marrin pjesë në të që prej vitit 2014./Oranews.tv/