Ky gjarpër mund të vrasë 250 000 minj vetëm me një pickim
Ky gjarpër i zbuluar në shkretëtirë është i ngjashëm me gjarpërinjtë e detit.Ngjyra e tij tregon rrezikshmërinë e lartë të helmit. Një pickim i vetëm i gjarprit Taipan përmban helm të mjaftueshëm për të vrarë 250 mijë minj. Helmi i tij mund të vrasë 20 njerëz përnjëherësh.Pyetja më e madhe në këtë rast është: pse gjarpri duhet të ketë aq helm për të vrarë kaq shumë specie, kur realisht atij i duhet të vrasë një mi?Arsyeja për shumë shkencëtarë është: ka vetëm këtë armë për të mposhtur kundërshtarët! Armatimi toksik është një mjet për të mposhtur rrezikun.Gjithashtu, është edhe një strategji e dobishme mbrojtëse. Megjithëse jepen këto dy përgjigje, gjithsesi pyetja e mësipërme mbetet pa përgjigje përfundimtare, pasi vetëm me një pickim mund të vrasë qindra minj./Ora News/