Rasti i rrallë i këtij djali! Na falni, e kësaj vajze!
Ky që shihni në foto është një model australian, ose më saktë një modele!Ka vendosur të jetë përfundimisht femër. Ndryshe nga raste të tjera kur ndryshohet gjinia, në këtë rast, personi në fjalë ka lindur edhe djalë edhe vajzë, dmth edhe me penis edhe me vaginë!Tashmë, ai ka hequr dorë nga organet e tij mashkullore për të mbajtur vetëm ato femërore. Ka edhe vezore madje, por nuk lindën dot fëmijë.Harrison, ndërsa tani do të quhet Sophia Young, në moshën 8 vjeçare ndjeu dhimbje në pjesën e legenit. Pasi kreu një vizitë mjekësore, doktorët i thanë se vezoret ishin në pozicione jashtë normale, pasi njëra ishte shumë më lart se tjetra.Me këtë rast, ai mori vesh se kish dy organe riprodhuese. Penisi filloi të rritej në moshën 8 vjeçare dhe prindërit u detyruan që ta konsiderojnë si një djalë, ndërsa më herët e kishin cilësuar si një vajzë.Tani, ai ose ajo, është 22 vjeçar/e dhe rruga që ndjek është ajo e modelimit, me të cilin shpreson të fitojë para, për të kryer operacionet përkatëse që të heqë pjesën e “mashkullit” në trupin e vet.Në shkollë, jeta ishte thuajse torturë për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme. Kjo e detyroi që të ndërronte shumë shkolla.Një detaj tjetër interesant është se ka nisur të ecë në moshën 6 vjeçare e po kaq vonë ka nisur të flasë.“Unë kam pasur një zhvillim të ngadalshëm. Jam ngacmuar aq shumë saqë jam detyruar që të izolohem nga fëmijët e oborrit. Fëmijët e tjerë më shihnin si të çuditshëm”, rrëfen ai/ajo për Daily Mail Australi.
/Ora News/