Çfarë dinë kafshët për mjekësinë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2016, 17:21
Qentë, majmunët e madje edhe bletët – që të gjithë përdorin medikamente p.sh. ekstraktet e bimëve për t’u mbrojtur nga parazitët.
Studiuesit shpresojnë, se dija mjekësore e kafshëve mund të jetë e vlefshme për njerëzit.
[caption id="attachment_720258" align="alignnone" width="600"]
Receta kundër parazitëve Çfarë bëjnë majmunët, si kjo shimpanze, kur vuajnë prej diaresë apo malarjes për shkak të parazitëve? Ato shfrytëzojnë vetitë kuruse të bimëve. Studiuesit kanë zbuluar, se shimpanzetë përshkojnë rrugë të gjata për të gjetur bimën "Aspilia".[/caption][caption id="attachment_720245" align="alignleft" width="600"]
A ke një cigare? Në Meksikë, trumcakët me vetëdije të plotë grumbullojnë në foletë e tyre bishta cigaresh. Nikotina ka efekt veprues kundër acarieve (një lloj merimange). Studiuesit, megjithatë mendojnë, se bishtat e cigareve njëkohësisht e dëmtojnë shëndetin e zogjve.[/caption] [caption id="attachment_720246" align="alignleft" width="600"]
Alkooli bën mirë për të vegjëlit Alkooli i mbron pasardhësit e mizave të frutave. Nëse gjejnë parazitë në afërsi të tyre, femrat i lëshojnë vezët tek frutat e thartuara. Kur larva ha ushqim me përmbajtje alkooli parazitët që i kanosen asaj ngordhin.[/caption][caption id="attachment_720247" align="alignnone" width="600"]
Substanca vepruese antibakteriale e mjaltit Bletët prodhojnë dyllin e bletës, që ka rëndësi ekzistenciale për koloninë. Ato prodhojnë të ashtuquajturin propolis me të cilin izolojnë hyrjet e foleve të tyre. Në këtë mënyrë ato mbrohen prej sëmundjeve. Edhe njeriu e përdor këtë rrëshirë natyrore, sepse ajo ka efekt antibakterial, zbut dhimbjen dhe mbron nga infeksionet.[/caption][caption id="attachment_720248" align="alignnone" width="600"]
Kozmetikë zvarranikësh ...ato përdorin helmin e shumëkëmbëshit, për të lyer trupin. Ky i mbron prej mushkonjave – këto dije mjekësore kafshët i kanë mësuar prej vëzhgimit mijëravjeçar dhe i kanë përçuar brez pas brezi.[/caption][caption id="attachment_720249" align="alignnone" width="600"]
Duke mësuar nga prindërit Qingjat vëzhgojnë mënyrën e të ngrënit të nënave të tyre dhe identifikojnë veçoritë e dobishme të ushqimeve. Dythundrakët kur preken nga parazitët ushqehen me bimë që kanë përqëndrim të lartë tanine, konstatojnë studiuesit e Universitetit të shtetit Utah. Kur ata e kanë luftuar infeksionin, hanë sërish bimë si zakonisht.[/caption][caption id="attachment_720250" align="alignleft" width="600"]
Bimët toksike eukaliptike që përfundojnë sërish në dhe. Koala (Phascolarctos cinereus) ushqehet me qindra lloje bimësh eukaliptike. Por nëse këta arushë hanë ndonjëherë bimën e gabuar, ato pas kësaj hanë menjëherë dhe. Dheu i neutralizon lëndët toksike.[/caption][caption id="attachment_720251" align="alignnone" width="600"]
Një gonxhe toksike si fole Flutura mbretëreshë (Danaus plexippus) i mbron larvat e saj duke i lëshuar vezët në bimët e mëndafshit. Këto bimë kanë një përqindje të lartë cardenolidesh, të cilat janë helmuese për ata që i hanë.[/caption][caption id="attachment_720252" align="alignnone" width="600"]
Pastrues ndaj parazitëve Gjethet e ashpra të Aspilias stimulojnë lëvizjet e zorrëve dhe u ndihmojnë shimapnzeve që t’i ekstradojnë më shpejt parazitët dhe shirtin e zorrëve. Në këtë mënyrë ato e minimizojnë prekjen prej parazitëve. Edhe njerëzit në Tanzani e shfyrtëzojnë efektin kurues të kësaj bime.[/caption][caption id="attachment_720253" align="alignnone" width="600"]
Bar natyror shërues për larvën me push Edhe larva, ose "ariu me lesh“, ka një bar shtëpiak. Ajo preferon të hajë bimë me përmbajtje alkaloidi, kur vuan prej parazitëve.[/caption][caption id="attachment_720254" align="alignnone" width="600"]
Kumbulla çudibërëse Edhe kumbulla e zezë, ose Vitex Doniana përdoret prej majmunëve. Ajo ndihmon në rastin e pickimit nga gjarpërinjtë. Gjithashtu ajo ka efekt qetësues pas sëmundjeve virale si ethet e verdhëzës apo për zbutjen e dhimbjeve nga mensturacionet – e kjo jo vetëm tek majmunët, por edhe tek njerëzit.[/caption][caption id="attachment_720255" align="alignnone" width="600"]
Edhe mishngrënësit i preferojnë barishtet Shumë njerëz që mbajnë mace e qen e njohin reagimin e shtëpiakëve të tyre kur ata hanë bar. Arsyeja përse ata hanë bar ka të bëjë me çrrregullimet në stomak. Barishtet bëjnë efekt duke provokuar vjelljen për pastrimin e stomakut.[/caption][caption id="attachment_720256" align="alignnone" width="600"]
Kozmetikë në pyjet tropikale Majmunët kapucinë nuk kanë në dispozicion rrjeta për t’u mbrojtur prej mushkonjave. Ndaj ato kanë gjetur një tjetër mjet mbrojtës për të shpëtuar prej këtij insekti pickues. Këta majmunë lyhen me një lëndë speciale që mbron prej instekteve…[/caption]/DW/