Studentja kthen drithërat në vepra të mrekullueshme arti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2016, 14:31
Na është thënë gjithmonë të mos luajmë me ushqimin. Megjithatë studentja njujorkeze Jesscia Siskin ka vërtetuar se ndoshta nuk është ide dhe aq e keqë të krijosh vepra arti me drithërat Rice Krispies.Siskin filloi të eksperimentonte me drithëra 3 vitë më parë dhe që atëherë ka krijuar çdo gjë- nga personazhet e filmave vizatimorë deri te të pasmet e Kim Kardashian.Tanimë ajo shet ëmbëlsirat e shijshme nën emrin e Misterkrisp.“Kur kuptova se mund të shtoja ngjyra në ushqime ndjeva dëshirën dhe impulsin e menjëhershëm për të krijuar një cheeseburger me Rice Krispies”- shkruan studentja në website-n e saj.Artistja e ushqimit ka rreth 40 mijë ndjekës në llogarinë e saj të Instagram.
/Oranews.tv/